Lajme
Ngriten temperaturat, ky është moti për sot
Demokracia
07:01 | 27 Janar 2022

Share:

Edhe sot në vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë dhe i vranët, por temperaturat minimale do të ngriten, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e acarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme