Lajme
Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për dhunimin e një gruaje shqiptare gjatë luftës
Demokracia
17:07 | 14 Shtator 2023

Share:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur sot aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet I.R dhe D.D, për gjykim në mungesë, lidhur me një rast të dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me iniciale I.R. dhe D.D. si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat  ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin  e komunës së Prishtinës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kanë kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë.”

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës kompetente që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për ti gjetur të pandehurit.

 

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024
Lajme • 05 Maj 2024