Lajme
Ngjarjet në veri një nga arsyet pse ambasadori britanik shkoi në Qeveri
Demokracia
14:34 | 03 Gusht 2022

Share:

Ambasadori britanik Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se në takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, diskutoi për shumë çështje, përfshirë dhe zhvillimet e fundit, pas tensioneve të krijuara në veri, mbi zbatimin e reciprocitetit.

Abbott thotë se me Bislimin diskutoi po ashtu edhe mbi sigurinë energjetike dhe ekonominë, teksa përcolli këtë mesazh për Kosovën:

”Është e rëndësishme që Kosova të angazhohet me qytetarët dhe komunitetin ndërkombëtar për perspektivat e dimrit”.

Të ngjashme