Lajme
Ngjarjet kryesore të ditës së sotme
Demokracia
07:34 | 31 Maj 2022

Share:

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 31 maj 2022:

-Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e dytë te konferencës me Agjenden e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 9:00)
– Mbahet dita e dytë e konferencës vjetore shkencore ndërkombëtare e Universitetit “Kadri Zeka”. (Hapësirat e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

– Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezë lidhur më temë zbatimin e konceptit të mjekësisë familjare, të arriturat dhe sfidat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja e 4 -të e rregullt e Legjislacionit të VI-të të Kuvendit të Komunës se Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës në Istog, ora 10:00)

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal te Istogut. (Salla e KK Rahovec, ora 10:00)

– Zhvillohet stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 10:30)

– Instituti Demokratik i Kosovës së bashku me Transparency International Slovakia mbajnë konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës për vitin 2021. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

– OJQ Aktiv organizonë një tryezë të rrumbullakët me temë “Kaleidoskopi i komuniteteve multikulturale”. (Kafe restoran, Dit’ e Nat’ në Prishtinë, ora 11:00)

– Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:30)

– Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton propozim-ndryshimet e Grupit Punues në Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të qëndrojë në Komunën e Ferizajt, ku bashkë me kryetarin e Komunës, Agim Aliu, do të vizitojnë punimet në rikonstruktimin e rrugës Ahmet Kaqiku. (Rr. Ahmet Kaqiku, Ferizaj, ora 15:30)

– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Komunës, Agim Aliu, do të vizitojnë punimet në Qendrën Multifunksionale. (Pallati i Kulturës – Qendra Multifunksionale, ora 16:00).

Të ngjashme