Lajme
Ngjarjet kryesore që do të ndodhin sot në Kosovë
Demokracia
08:22 | 19 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te busti “Heroinat”. (Busti “Heroinat”, Prishtinë, ora 08:30)

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim zyrtar ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, vetëm pamje, ora 09:00)

Ministrja Gërvalla dhe ministri Çavuşoğlu mbajnë konferencë për media. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:00)

Qendra për Hulumtime Politike “Alternativa”, mban konferencën “Një shekull gjenocid mbi shqiptarët”. (Biblioteka Kombëtare dhe Universitare në Prishtinës, ora 11:00)

Dita Ndërkombëtare të Baballarëve, shënohet me Festivalin e Baballarëve në Kosovë. (Platoja afër Grand Hotel, te sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 16:00)

Komuna e Podujevës shënon Ditën e Çlirimit me këto aktivitete:

Homazhe dhe ecje malore në shtegun Baki Ejupi (07:30)

Manifestim me vetura malore. Nisja nga Park Plazza drejt bjeshkëve të Turuçicës. (Ora 09:30)

Seancë solemne në Kuvendi (Ora 10:00)

Homazhe në nderim të dëshmorëve. (Ora 10:30)

Festojmë me biçikleta- shtegu Podujevë-Orllan. (Ora 11:30)

Turneu në Futboll të vajzave. (Pallati “Hakif Zejnullahu”, ora 13:00)

Rinia përkujton dëshmorët-organizim nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës në bashkëpunim me DKRS. (Ora 14:00)

Premier e filmit dokumentar “78 ditë mbijetesë”, realizuar nga TV Llapi. (Teatri, ora 16:00)

Filmi dokumentar “Golgota e Llapit”, realizuar nga Bardhyl Bekteshi Blakçori. (Teatri i qytetit, ora 17:00)

Shfaqja “Emigrantët”. (Teatri i qytetit, ora 20:00)

Flakadanët e lirisë-marsh i nxënësve nga sheshi te monumenti i shqiponjës. (Ora 21:00)

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025