COVID-19KosovaSot:42Të gjitha:108,073|Bota 195,565,304
Prishtina 39 °C
Lajme
Ngjarjet e rëndësishme që do të ndodhin sot në Kosovë
Demokracia
07:19 | 22 Korrik 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Katër policë dëshmojnë në Kongres për ngjarjet ... Katër oficerë të policisë dëshmuan para një komisioni hetimor të Kongresit me lot, duke ofrua...

Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Kualiteti i shkollimit universitar dhe pasuniversitar i mjekëve”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës si Institucion i shërbimit publik. I ftuar Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Sindikale të Auto-Taksive që operojnë në ANP “Adem Jashari” do të mbajnë protestë në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve të punës për. (Ora 11:00)

Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, 11:00)

Mbahet konferencë për medie rreth hapjes së edicionit të 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar”. (Kino “Lake”, Pejë, 11:00)

Zbulimi i pllakës përkujtimore, aktivitetet mbahen nën patronatin e kryetarit të Komunës, Smajl Latifi dhe OVL- UÇK-Rahovec. (Dragobil, Malishevë, 11:00)

Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobalnë konsorcium me Prishtina REA, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon Ceremoninë e Certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, 17:00)

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” protestojnë për shkak të punimeve në rrugë. (Rr. “Muharrem Fejza”, Prishtinë, 18:00)

Të gjitha