Ngjarjet e datës 29 prill:
Vazhdimi i seancës konstituive. (Salla plenare, ora 10:00)
Mbahet sesioni informues mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili organizohet nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.( Universiteti i Gjilanit, amfiteatri B02, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të grantit ndërmjet Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan. (Komuna e Deçanit, zyra e kryetarit, ora 10:30)
Nansen Dialogue Mitrovica mban konferencwn “Politikat gjuhësore dhe punësimi në një shoqëri shumëgjuhëshe”. (Shtëpia e BE-së në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)
Komiteti Paralimpik i Kosovës pret presidentin e Komitetit Paralimpik Evropian, Raymon Blondel, ku do të organizohet aktiviteti i Para Volejboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 11:00)
Përfaqësues të Komiteti Paralimpik të Kosovës dhe presidenti i Komitetit Paralimpik Evropian, Raymon Blondel mbajnë konferencë për media. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 13:00)