Lajme
Ngjarjet e paralajmëruara për 9 dhjetor
Demokracia
08:02 | 09 Dhjetor 2024

Share:

Ngjarjet e ditës 9 dhjetor 2024:

10:00- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/ Transparency International Kosova (TIK), në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 9 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizon konferencën me temën “Rinia për integritet politik”.  (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)

10:00- Nën organizimin e Presidencës së Kosovës mbahet konferenca me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, e cila organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë. (Hoteli “Emerald”)

10:00- Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) organizon ngjarjen ‘’Roli i integritetit të institucioneve, planeve të integritetit dhe politikave kundër Korrupsionit”, në kuadër të  Javës së Integritetit 2024. (Hotel “Sirius”)

10:00- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezë diskutimi, ku do të diskutohet për sfidat e reformës në drejtësi, me ç’rast do të publikohet raporti me titull “Dështimi i reformës në drejtësi”. (Hotel “Opera”)

11:00- Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në përurimin e renovimeve në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (QKUK)

11:00- Anëtari i Parlamentit Evropian dhe Raportuesi i sapoemëruar i Përhershëm për Kosovën, Riho Terras, mban konferencë për media si pjesë e misionit të tij tre-ditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë. (Para Zyrës së BE-së, Prishtinë)

12:00- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban konferencë për medie me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Do të jenë të pranishëm dhe presidenti i IOC, Thomas Bach; presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

14:00- Kuvendi i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, organizojnë konferencën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”. Në hapje të konferencës, fjalë rasti do të mbajnë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit dhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

14:00- Mbahet ceremonia e certifikimit të mësimdhënësve dhe mentorëve në programin trajnues të të nxënit përmes përvojës, të organizuar nga TOKA në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit. (Kino “Armata”)

15:00- Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me USAID, lansojnë Sistemin e Përcjelljes së Faturave, që synon të përmirësojë transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin në menaxhimin financiar publik në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

20:00- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Marrin pjesë personalitete të larta të sportit ndërkombëtar. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Të ngjashme