Lajme
Ngjarjet e ditës së sotme
Demokracia
06:55 | 07 Prill 2021

Share:

Ngjarjet e ditës së sotme: 

Drejtoresha e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave, Leonora Çerreti do të mbajë një konferencë për media mbi vendimin për faljen e një pjese të obligimeve të krijuara për taksa komunale për biznese, taksa për shfrytëzimin e pronës komunale dhe hapësirave publike. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00) 

Në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të rënë nga 6-9 prill 1999, organizuar nga Komuna e Skenderajt dhe shoqatat e dala nga lufta mbahen homazhe për dëshmorin Shefqet Kerolli. (Kompleksi Memorial i dëshmorëve, Marinë, ora 10:00) dhe homazhe për martirët e fshatit Polac. (Polac, ora 10:30) 

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri mbajnë konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00) 

Të ngjashme