Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.
09:00
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gjykata Themelore në Prishtinë, mbahet seanca fillestare në rastin e “53 milionë eurove” (të ndara shtesë për “Bechtel & Enka”), ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj raporton para Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon një konferencë për të diskutuar lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe profesionistët e tjerë medialë, qasjen e politikëbërësve dhe institucioneve të tjera relevante që do të duhej t’i promovonte të drejtat e gazetarëve. (Hotel Swiss Diamond)
11:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe organizata “Qytetarët Aktivë” mbajnë konferencë për medie në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme për rastin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi. (Zyrat e GLPS-së, Rr. “Rexhep Luci”)
11:00
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
12:45
Me rastin e shënimit të 4 majit, “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, do ta vizitojnë Brigadën e Zjarrfikësve. (Lokalet e Zjarrfikësve në Lagjen Emshir)
12:45
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, viziton Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës me rastin e Ditës Botërore të Zjarrfikësve. (Brigada e Zjarrfikësve, Emshir)
16:00
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit “Tourism & Sport Fair”. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)