Lajme
Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë
Demokracia
07:10 | 11 Janar 2022

Share:

• 09:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, AlbinKurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitojnë Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore të FSK-së. (Kazerma e FSK-së, Gjilan)

• 10:00

Me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së heroit Enver Maloku, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te përmendorja e tij. (“Bregu i Diellit”, Prishtinë)

• 10:00

Me rastin e manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2022” mbahen homazhe të varrezat e dëshmorëve. (Gjilan)

• 10:30

Organizatorët e manifestimit “Flaka e Janarit” vizitojnë kazermën e ushtrisë së Kosovës. (Gjilan)

• 11:00

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. (Kabineti i kryetarit)
• 11:00

Lëvizja Studentore ”Studim Kritikë Veprim” zhvillon një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. (Rektorati i UP-së)

• 17:00

Komuna e Gjilanit organizon ndezjen e Flakadanit të Flakës. (Para Teatrit të qytetit, Gjilan)

Të ngjashme