Lajme
Ngjarjet e ditës në Kosovë
Demokracia
07:27 | 14 Qershor 2022

Share:

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Ngjarjet e datës 14 qershor 2022:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të pres në vizitë zyrtare ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 9:00)

– Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe DKRS-së shënohet 23-vjetori i çlirimit të Gjilanit i cili nis me Vrapimin e Lirisë. (Gjilan, ora 9:00)

– Bashkë me Sach Caffé dhe Innovation Centre Kosovo organizohet ngjarja e pestë e “Startup Coffee Storm”. (Sach Caffè, Arbëri, ora 9:00)

– Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Forcës se Sigurisë, Armend Mehaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportet e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ministrive që udhëheqin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shyrton peticionet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

– Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon takimin e parë të Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitete me menaxhmentin e UP, pas 4 vitesh kritikash në distancë. (Objekti i Rektoratit, ora 10:00)

– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me komisionin me delegacionin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Kroacisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00 – vetëm pamje)

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin e Agjencisë Kundër korrupsionit si dhe shqyrton raportet e disa Komisioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Lëvizjes, Sekretariati i Gruas Aktiviste organizuar tryezën për dhunën në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 10:00)

– Instituti GAP organizon tryezën e diskutimit, ku do të prezantohen të gjeturat e raportit “Ndikimi i tërheqjes së kursimeve pensionale deri në 30% në ekonominë e Kosovës”. (Hotel Swis Diamond, ora 10:30)

– Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla dhe ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg mbajnë konferencë për media. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Kroacisë. (Kabineti i kryetarit, ora 10:50)

– Instituti i Kosovës për Drejtësi i mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë bënë prezantimin e gjetjeve të raportit të monitorimit, “Ndërtimi i besimit në sistemin gjyqësor dhe rritjen e realizimit te të drejtave të njeriut përmes monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë nga 20 qytetarë si vëzhgues laik, të cilët monitoruan rreth 500 seancave penale në mbarë Kosovën. (Hotel Emerald, ora 11:00)

– Nxënësit e shkollave te mesme dhe të ulta të Komunës së Gjilanit organizojn garat e notit. (Pishina Eruopa në Kmetoc, ora 11:00)

– Komisioni për Integrim Evropian takoeht me delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 12:05)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth dokumenteve të dërguara nga institucionet si dhe rreth datave për intervistim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:30)

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të zhvilloj një takim mes ministrit dhe ambasadorëve të Hungarisë dhe Çekisë, si dhe shefit të zyrës së Sllovakisë ku do të jenë të pranishëm edhe drejtorët e Platform Culture Central Europe e cila përbëhet nga 5 shtete të Evropës Qendrore: Hungarisë, Austrisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë. (Kabineti i Ministrit Hajrulla Çeku, ora 13:00)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish- ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping. (Kabineti i kryetarit, ora 15:00)

– Për nder të çlirimit të Gjilanit organizohet program i shkurtër i biblotekës ‘Ballë për Ballë’ me 15 autorë, 15 poezi dhe 15 lexime. (Bibloteka e Gjilanit, ora 15:00)

– Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Lëvizjes, Sekretariati i Gruas Aktiviste organizuar tryezën për Shëndetin Menstrual. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 17:00).

Të ngjashme