Lajme
Ngjarjet e ditës në Kosovë
Demokracia
07:00 | 03 Maj 2022

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mban konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2022”. (Shtëpia e Kulturës Zhegër, ora 16:00)

Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë prezantojnë vazhdimin e serisë “Roja e Natës” me ligjëratën e shkrimtares avangarde amerikane dhe koleksionistes Gertrude Stein, me titull “Krijimi i amerikanëve”. ( Muzeu i Artit Amerikan Prishtinë, ora 21:00)

Të ngjashme