Lajme
Ngjarjet e ditës në Kosovë
Demokracia
07:27 | 22 Prill 2022

Share:

Ngjarjet e ditës: 22 prill 2022

08:30 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), për nder të Ditës së Tokës, bën mbjelljen e disa pishave. Merr pjesë edhe zëvendësministri i MMPH-së, Hysen Durmishi. (Në hyrje të autostradës së Veternikut, afër “Shellit”)

09:00 – Komuna e Gjilanit lanson në një konferencë shtypi fushatën “Green & Clean” (Gjelbër & Pastër). (Gjilan)

09:00 – Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, hap aksionin e pastrimit të mjedisit në qytet. (Oborri i Komunës, Rahovec)

09:30 – Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin e Salih Mustafës. (Hagë)

10:00 – Ministria e Mjedisit, së bashku me MASHT, UNDP,  OJQ-të “Ecokos Women” dhe “Pamkos” do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Tokës”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

10:00 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret me ceremoni shtetërore presidentin e Letonisë, Egils Levits. Pas takimit, Osmani dhe Levits mbajnë konferencë për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)

10:00 –Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren do të organizojë pastrimin e një deponie të inerteve me rastin e Ditës së Tokës. (Fshati Pouskë, Prizren)

11:00 – Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të dorëzojnë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për moszbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë  (Zyra e Prokurorisë Speciale, Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

11:00 – Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës mban aktivitet të përbashkët me Komunën e Prishtinës për shënimin e Ditës së Tokës. Merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Afër restorantit “Villa Natyra”, Dardani)

11:00 – Universiteti i Gjilanit përuron librat “Letërsia nga burgu” të autorit Bajram Kosumi, “Thekse letrare”, “Erosi dhe kozmosi në poezinë e Kadaresë” të Merxhan Avdylit dhe “Fishta dhe tradita e leximit” të Flamur Malokut. (Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan)

11:00 – SHFMU “Shkolla e Gjelbër” shënon 11-vjetorin e fillimit të punës dhe njëkohësisht Ditën e Tokës. (Ambientet e shkollës, Unaza Qendrore)

12:00 – Biblioteka komunale “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj promovon veprat e poetit Ymer Elshani. (Hapësirat e bibliotekës, Ferizaj)

12:00 – Kryqi i Kuq të Kosovës, dega në Ferizaj, organizo  garat e Ndihmës së Parë në nivel lokal. (Shkolla fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj)

12:15 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Letonisë, Eglis Levits. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

13:00 – Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e drurëve, në kuadër të fushatës “Green & Clean”. (Gjilan)

14:00 – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, në bashkëpunim me Këndin Amerikan, organizojnë disa aktivitete për shënimin e Ditës së Tokës. (Parku i Qytetit, Prizren)

14:00 – Komuna e Prishtinës vendos shporta për mbeturina në ambientet e Shkollës së Gjelbër, me rastin e Ditës së Tokës. (Shkolla e Gjelbër, Unaza Qendrore)

14:00 – Ngrohtorja e Qytetit të Gjakovës mban sesion informues me konsumatorë lidhur me implementimin e projektit “Përmirësimi i Performancës së Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë”. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë)

14:30 – Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e shportave për mbeturina në ambientet e shkollës “Hasan Prishtina”. (Shkolla “Hasan Prishtina”, Prishtinë

20:00 – Anibar, në kuadër të projektit “Rrijetësimi i Kulturës në Pejë”, organizon koncertin e grupit “Gillespie”. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, Pejë)

Të ngjashme