Ngjarjet e datës 7 shtator.
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon do të mbajnë konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-11:30)
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratave, për angazhimin e praktikantëve, bazuar në bashkëpunimin me UNICEF dhe Rrjetin CSR Kosova, të financuar nga projekti Kosovo Generation Unlimitet në bizneset përfituese nga Ministria e Zhvillimit Rural. (Amfiteatri i ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00-11:00)
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), lanson punimin “Kosto e Pabarazisë: Financimi Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate”. (“Hotel Sirius”, Prishtinë, 10:00)
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) mban konferencë për shtyp ku do të prezantohen të gjeturat e punimit “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 1 qershor – 15 gusht, 2021”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10.00)
Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, në shenjë respekti për sakrificën dhe aktin e deputetëve të Kosovës të cilët më 7 shtator 1990 në Kaçanik, e shpallën Deklaratën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, organizojnë orë letrare. (Te platoja e Teatrit Kombëtar- Prishtinë, ora 10:00)
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës organizojnë tryezë me temë “Luftimin e Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus”. (Zyrat e Odës Amerikane, rr. “Perandori Justinian” 132, “Pejton”, Prishtinë, ora 10:00)