Këto ianë ngjarjet më të rëndësishme të ditës
10:00Në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, raporton Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it. (Platforma “Zoom”)
11:00Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, UNFPA në bashkëpunim me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Të drejtat dhe zgjedhjet janë përgjigja: Qoftë rritja apo zvogëlimi i numrit të foshnjave, zgjidhja për të ndryshuar normat e lindshmërisë qëndron në prioritizimin e shëndetit dhe të drejtat riprodhuese të të gjithë njerëzve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00GIZ Shqipëri mban konferencë per medie për prezantimin e festivalit të aventurës dhe muzikës “South Outdoor”, që rikthehet për të katërtin vit, në Borsh, Himare, nga data 3-6 shtator 2021. (“Four Points by Sheraton”, Prishtinë)
13:00Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, bën publikimin e raportit: “Ndikimi Social i Hidrocentraleve në shoqërinë tonë”. (Zyra e Institutit, Rruga B, Prishtinë)
16:00KOK-u bën prezantimin e uniformës së ekipit olimpik të Kosovës për LO Tokio 2020. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
19:30Presidentja Vjosa Osmani dorëzon flamurin e Kosovës për ekipin olimpik të Kosovës. (Amfiteatri i Pishinës së Gërmisë në Prishtinë)