Lajme
Ngjarjet e ditës në Kosovë
Demokracia
07:30 | 04 Maj 2023

Share:

​Ngjarjet e datës 4 maj.

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane organizon konferencën ndërkombëtare me temën “Framing – raporti mes gjuhës dhe realitetit II në gjuhën gjermane, në letërsinë gjermane, në media, në kulturën, në didaktikën e gjermanishtes si gjuhë e huaj dhe në translatologji”. (Fakulteti i Filologjisë, ora 9:30)

Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdojnë gjykimin ndaj Pjetër Shalës (Hagë, ora 09:30

Fillojnë punimet për ndërtimin e shkollës nëntëvjeçare me modalitetin publiko-privat në Veternik. Merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të re plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon konferencën vjetore “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet për të certifikuar rezultatet për zgjedhjet e parakohshme për kuvendin Komunal në Leposaviq. (KQZ, ora 10:30)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organzon tryezë diskutimi me temë: “Një administratë publike e varur nga ushtruesit e detyrës: Cilat janë pasojat dhe zgjidhjet për të zbutur rreziqet?”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:30)

Universiteti i Prishtinës organizon “Konferencën Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte” – ICNA-STA”. (Biblioteka Universitare, ora 13:00)

Fitues i Çmimit Nobel në Kimi, Dr. Dan Shechtman, do të japë një fjalim frymëzues të shoqëruar nga një panel diskutimi me temë “Pse në universitetetet kosovare studentët duhet të mësojnë për teknologjinë, si dhe pse fëmijët në kopsht duhet të mesojnë për shkencën”. (Biblioteka Kombëtare, ora 17:00)

Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Ferizajt realizojnë aktivitetin ‘’Takim me prindërit’’ e shkollave të komunës së Ferizajt. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 17:00)

Të ngjashme