Lajme
Ngjarjet e ditës në Kosovë
Demokracia
07:45 | 20 Prill 2023

Share:

Ngjarjet e ditës: 20 prill 2023.

09:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të e grupit avokues të prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara në Handikos. (Ndërtesa e Kuvendit salla N302)

09:00
Mbahet takimi i 229-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite 10 pika, ndër to edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

11:00
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit. (Selia e BIK-ut)

12:00
Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, në prag të festës së Fitër Bajramit do të bënë shpërndarjen e 50 pakove ushqimore dhe higjienike të dedikuara për pjesëtaret e komunitetit jo shumicë. Merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha. (Ministria për Komunitete dhe Kthim)

13:30
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström. Të dy homologët do të zhvillojnë më pas takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media. (Objekti i MPJD-së)

Të ngjashme