Lajme
Ngjarjet e ditës në Kosovë
Demokracia
07:30 | 06 Prill 2023

Share:

Ngjarjet e ditës: 6 prill 2023

09:00
Ministria e Punëve të Brendshme mbanë konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde etj. (Hotel “Emerald”)

09:00
Në Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me procesin e dialogut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)

09:30
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

09:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

10:00
Instituti Riinvest në kuadër të “Debate në Riinvest” trajton dy dokumente lidhur me politikat industriale: Drafti i strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesit 2030 dhe Towards Effective Industrial Policy in the Western Balkans, të publikuar nga Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare. (Instituti Riinvest, Prishtinë)

10:00
Kuvendi mban seancë plenare ku në rend dite është shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:30
Zyra e UN Women në Kosovë prezanton hulumtimin “Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një studim i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë në sektorin publik dhe Privat. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Punëtorët e gazetës “Rilindja” protestojnë para ndërtesës së AKP-së për mos shpërndarjen e 20 për qindëshit. (Para objektit të AKP-së)
13:00
Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim” zhvillon një aksion. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës)

Të ngjashme