Lajme
Ngjarjet e ditës në Kosovë
Demokracia
07:30 | 30 Mars 2023

Share:

Ngjarjet e ditës: 30 mars 2023

09:00
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, mbajnë konferencë për medie, në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës. (Ministria e Mbrojtjes)

10:00
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me Planin e Përformancës së ZRRE-së për vitin 2023. (Kuvendi, salla C203)

10:00
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon tryezë me temën “Gjykimi i krimeve të luftës në mungesë – Veprim i duhur?” ku do të bëhet edhe prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë gjatë vitit 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Mbahet cermonia e lansimit të partneritetit ndërmjet Universitetit Shtetëror të Arizonës (ASU) dhe Universum International College (UNI). Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, do të mbajë një fjalë rasti. (Klan Arena)

11:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie mbi temën “Dy vjet qeverisje Kurti II: Cilat ishin arritjet dhe ngecjet që karakterizuan vitin e dytë?”. (GLPS, rr. “Rexhep Luci”)

13:30
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale, prezantojnë të gjeturat e studimit mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë. (Selia e Odës Ekonomike Amerikane, Prishtinë)

18:00
Mbahet promovimi i librit “Pse s’ma ka thënë njeri më parë”, i autores Dr. Julie Smith. Për librin do të flasin përkthyesi nga origjinali, Eris Rusi etj. (Libraria “Dukagjini”)

Të ngjashme