Lajme
Ngjarjet e datës 8 shkurt
Demokracia
07:51 | 08 Shkurt 2021

Share:

Këto ngjarje pritet të shënojnë ditën e sotme në Kosovë:

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon një mëngjes pune me bizneset, të cilët do t’i njoftojë rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve. (Hotel Sirius, salla Andromeda, kati 2, ora 08:30)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban online takimin e 195-të. (Ora 10:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë do të ketë prononcime për media. (Klinika e Neurologjisë, ora 11:00).

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, do të presë në takim u.d. kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës Xhevdet Smakiqi, nga i cili do të pranojë Pullën Postare për qytetin e Skenderajt. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 11:00 – pas takimit mbahet konferencë për media)

Protestë e qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit për dënimin 15 vjet burg të Ilir Haxhajt për vrasjen e gruas së tij. (Para Gjykatës Themelore të Prizrenit, ora 12:00)

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, u.d. e presidentes, mbajnë takim me qytetarë në sheshin e qytetit të Dardanës. (Ora 12:00)

Shpërndahen materiale edukativo-shëndetësore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë. (Sheshi “Nёnё Tereza”, ora 13:00)

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, u.d. e presidentes, mbajnë takim me qytetarë në sheshin e qytetit të Vitisë. (Ora 15:00)

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, viziton fabrikën për prodhimin e barnave “Trepharm”, do të mbajë tubim në “Ana Benz” dhe në Obiliq. (Korroticë, Restorant “Ana Benz”, ora 17:30)

Agjenda e takimeve të kandidatit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti:

12:30 – Restorant “Diamond” Podujevë.

14:00 – Shtëpia e Kulturës Obiliq.

15:45 – Restorant “Anabenz” Fushë Kosovë.

16:30 – Restorant “Agi3” Lipjan.

20:00 – Në faqen zyrtare të LDK-së prezantohet programi qeverisës dhe kandidatët për deputetë nga Podujeva, Fushë Kosova, Lipjani dhe Obiliqi.

Agjenda e fushatës së AAK-së:

13:00- Klinë – Tubim zgjedhor (Hotel Nora)

15:00 – Vizitë fabrikës “Green” (Radavc, Pejë)

15:20 – Vizitë fabrikës “Mabeko Group” (Novosellë, Pejë)

16:00- Istog- Tubim zgjedhor (Pallati i Kulturës)

Të ngjashme