Lajme
Ngjarjet e datës 22 korrik
Demokracia
06:47 | 22 Korrik 2022

Share:

Ngjarjet e datës 22 korrik 2022.

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban mbledhje ku do të konstituohet komisioni. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora 09:00. Pas ceremonisë së pritjes, Osmani zhvillon takim me presidentin Meta, pas të cilit do të ketë konferencë për media)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës mban takim ku do të intervistohet Hekuran Murati, ministër i Financave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Dren Kukaj mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyrat e PSD-së, Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i kryetarit, ora 11:05, pamje në fillim të takimit)

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:50)

Komisioni për Arsim shqyrton Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:00)

Mbahet debati me temën “Qëndrimi i Beogradit ndaj serbëve në jug dhe në veri të Ibrit”. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 12:00)

Mbahet dita e dytë e Forumit të Solareve. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 13.00)

Ekipi i Kosovës për të rinj niset drejt Sllovakisë për të marrë pjesë në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica 2022. (Nisja bëhet prej vend-parkimit prapa Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 16:00)

Presidentja Osmani dhe presidenti Meta marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s. (Platoja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë, ora 19:50)

Mbahet Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” Prishtinë, ora 16:00-23:00.

Të ngjashme