Sport
Ngjarje tragjike në Tiranë, futbollisti humb jetën gjatë ndeshjes gjysmëfinale
Demokracia
08:08 | 16 Prill 2025

Share:

Një ngjarje tragjike ka goditur futbollin shqiptar të martën në mbrëmje.

Në ndeshjen gjysmëfinale të kampionatit 9×9 mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen, një futbollist ka humbur jetën në fushë.

Bëhet fjalë për futbollistin Bledar Hajdari 28 vjeç, pjesë e skuadrës së Dajtit, i cili dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë pjesës së parë të ndeshjes që po luhej në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai nuk arriti të mbijetojë dhe thuhet se i riu u dërgua pa shenja jete në spital.

Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa lajmi ka tronditur komunitetin sportiv dhe më gjerë.

Bledar Hajdari e kishte nisur karrierën me të rinjtë e Internacional në Tiranë, ndërsa më pas është ishte aktivizuar edhe me ekipe si Kevitan, Valbona, Orikumi, Skrapari, Arnisa dhe së fundi me FC Dajti 9×9.

Pas një muaji ai do të mbushte 29 vjeç, por goditja në zemër i mori jetën.

Të ngjashme