Lajme
Ngjarje tragjike në Skenderaj, një grua kërcen nga kati i tretë i shtëpisë
Demokracia
09:09 | 11 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Një ngjarje tragjik ka ndodhur të mërkurën në Skenderaj, ku një grua ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Baks të Skenderajt një grua të mërkurën ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit të policisë, ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

“Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Demokracia.com/

Të ngjashme