Lajme
Ngjarje si nëpër filma, hyjnë me sëpatë e revole në një market dhe vjedhin arkën me 500 euro
Demokracia
10:06 | 28 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Në një market në magjistralen Ferizaj-Prishtina, mbrëmë ka ndodhur një grabitje e armatosur, shkruan Demorkacia.com.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ka qenë punëtorja e këtij marketi e cila ka raportua se tre persona të dyshuar, njëri me revole dhe njëri me sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 euro si dhe kanë vjedhur një sasi të cigareve, vlera e të cilave nuk dihet.

Sipas njoftimit, të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes përderisa nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është duke u hetuar dhe për këtë është njoftua edhe prokurori i shtetit. /Demokracia.com/

Të ngjashme