Sport
Ngjarje e frikshme në Indi: Shembet tribuna e stërmbushur, 225 persona të plagosur, gjashtë në gjendje të rëndë
Demokracia
15:24 | 21 Mars 2022

Share:

Në futbollin indian është regjistruar një ngjarje e rëndë.

Një tribunë në të cilët ishin të vendosur tetë mijë tifozë është shembur, duke u plagosur 225 persona, ku gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, njoftojnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com.

Sikur të mos mjaftonte vetëm shembja e tribunës, por edhe një pjesë e sistemit të ndriçimit ra mbi njerëzit që po përpiqeshin të shpëtonin.

Policia ka bërë denoncim ndaj organizatorëve për rrezikim të sigurisë publike dhe vlerëson se së shpejti do të kryejë arrestimet përkatëse të autorëve.

Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Malappuram të Keralas./Demokracia.com/

Të ngjashme