Lajme
Ngjarja e rrallë që për pak na iku dje: 10 minuta për fotografim me Presidenten
Demokracia
13:28 | 17 Mars 2022

Share:

Dhuna ndaj grave meriton dënim maksimal. Kjo ishte fjalia kryesore e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë dje në panelin e diskutimeve, në kuadër të Javës së Gruas.

Por, ajo që ra në sy, në fakt i ra Klan Kosovës, se neve na paska ikur dje, ishte shënimi në agjendë se 10 minuta ishin të rezervuara për ‘fotografim me Presidenten’.

Kronika e Klanit që e dëgjuam mbrëmë, na shtyu që ta sjellim edhe në formë të shkruar këtu për Periskopin, pasi na u duk mjaft e habitshme se si në agjendë ishte paraparë minutazha e fotografive që mund të realizoheshin me Presidenten.

Sipas kronikës së Klanit, prej ku ne bëmë disa ‘screenshot-s’, shihet se përveç grave pjesëmarrëse në aktivitetin e djeshëm, interesim mjaft të madh për fotografi me Presidenten kishin edhe burrat.

Të ngjashme