Sport
Ngannoun e rrëzoi por në fund Fury fitoi, mbetet i pamposhtur
Demokracia
08:10 | 29 Tetor 2023

Share:

Bokseri Tyson Fury mbetet i pamposhtur në kuadër të peshave të rënda.

Fury në mesnatën e sotme triumfoi ndaj Francis Ngannous, pas 10 raundeve, në sfidën që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Fury fitoi me vendim të gjyqtarëve edhe pse në rundin e tretë anglezi u rrëzua nga grushtat e Ngannou

Këto ishin votat e gjyqtarëve: 95-94 Ngannou, 96-93 Fury, 95-94 Fury

Tyson Fury tani ka 34 fitore dhe një barazim, dhe kështu mbetet akoma i pamposhtur.

Të ngjashme