Lajme
Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet burri në Skenderaj
Demokracia
09:05 | 28 Janar 2023

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Skenderaj, pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht një grua.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur pasditen e së premtes.

“KANOSJE/Rr. 28 Nëntori, Skenderaj 27.01.2023 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur dhe ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

 

Të ngjashme