Lajme
Arrestohen gjashtë shtetas të huaj, u kapën me armë
Demokracia
09:39 | 20 Qershor 2023

Share:

Gjashtë shtetas të huaj janë arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë në banesën ku ishin ata janë konfiskuar katër armë zjarri dhe 63 fishekë.

“Prishtinë 19.06.2023-00:39. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, shtetas të huaj pasi që të njëjtit janë hasur në një banesë ku gjatë kontrollit të sajë, janë gjetur dhe konfiskuar 4 armë zjarri (revole) dhe 63 fishek. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim.

Të ngjashme