Lajme
Ngacmoi seksualisht dy vajza përmes telefonit, arrestohet prishtinasi
Demokracia
10:24 | 11 Nëntor 2021

Share:

Është arrestuar një person në Prishtinë, ngacmoi përmes telefonit dy viktima femra kosovare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një person i cili përmes telefonit ngacmoi seksualisht dy viktima kosovare ndërsa tjetrës duke shfrytëzuar emrin e saj ka marr transaksione-mbushje telefonike nga të afërmit e saj, përcjell Demokracia.com

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa gjithashtu i është sekuestruar edhe telefoni si provë materiale.

”Rr. Rexhep Krasniqi, Ndue Përlleshi, Dëshmorët e Kombit, Prishtinë (NN) 2021.  Me 10.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy viktima femra kosovare ndërsa viktimës tjetër femër kosovare, duke e shfrytëzuar emrin e saj përmes telefonit ka marr transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme nga të afërmit e saj, si provë materiale i është sekuestruar telefoni. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025