Lajme
Nga xhelozia ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, burri në Rahovec përfundon në Polici
Demokracia
22:54 | 15 Qershor 2024

Share:

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje.

Një rast i tillë po dyshohet se ka ndodhur edhe sot në një familje në Xërxë të Rahovecit, ku viktimë është një 33-vjeçare.

Siç mëson Sinjali, rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur paradite, kur i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike për shkak të xhelozisë.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të raportojë rastin në Polici dhe si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë intervenuar.

Burri i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të ngjashme