Lajme
DOKUMENT| Vetëm 18 për qind e grave i regjistruan pronat në emër të tyre
Demokracia
14:19 | 17 Qershor 2022

Share:

Në Kosovë çdo vit po rritet numri i pronave të regjistruara në emër të grave, por kjo mbetet ende në numër të vogël. 

Deri më tani, 18 mijë e 293 gra i kanë regjistruar pronat në emër të tyre në Kosovë.

Njëri prej treguesve që e reflekton këtë është qasja në të drejtat pronësore dhe banesore. Ndonëse korniza ligjore në Kosovë siguron mundësi të barabartë për burrat dhe gratë në një sërë çështjesh që lidhen në aspektin pronësor dhe banesor, në praktikë ka ngecje të shumta, shkruan Demokracia.com.

Sipas kornizës ligjore, burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta, por ndikimi negativ i traditave patriarkale dhe praktikave zakonore shpesh e bënë të pamundur që gratë të gëzojnë të drejta të barabarta në trashëgimi.

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr.(QRK), nr. 3/2016 për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së Paluajtshme të Përbashkët në emër të dy bashkëshortëve, neni i parë i tij thotë se “qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është të stimuloj regjistrimin e pronave të paluajtshme të përbashkëta në emër të të dy bashkëshortëve në regjistrat publik”.

Në të dhënat që Agjencia Kadastrale e Kosovës i ka dërguar për Demokracia.com shihet se statistikat e pronarëve në bazë gjinore në nivel vendi janë në shpërputhje të madhe gjinore.

“Statistikat e pronarëve në bazë gjinore në nivel vendi janë 457,383 (79.7%) meshkuj dhe 105,662 (18.41%) femra”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës për Demokracia.com.

Në vitin 2016, numri i grave që kanë fituar të drejtën e pronës ka qenë 533 gra, ndërsa numri i njësive kadastrale që kanë fituar të drejtën Pronësi/Posedim i përbashkët ka qenë 834.

Në vitin 2017, numri i grave që kanë fituar të drejtën e pronës ka qenë 804 gra, ndërsa numri i njësive kadastrale që kanë fituar të drejtën Pronësi/Posedim i përbashkët ka qenë 1190.

Në vitin 2018, numri i grave që kanë fituar të drejtën e pronës ka qenë 1138 gra, ndërsa numri i  njësive kadastrale që kanë fituar të drejtën Pronësi/Posedim i përbashkët ka qenë 1560.

Në vitin 2019, numri i grave që kanë fituar të drejtën e pronës ka qenë 1533 gra, ndërsa numri i  njësive kadastrale që kanë fituar të drejtën Pronësi/Posedim i përbashkët ka qenë 2195.

Në vitin 2020, numri i grave që kanë fituar të drejtën e pronës ka qenë 1641 gra, ndërsa numri i  njësive kadastrale që kanë fituar të drejtën Pronësi/Posedim i përbashkët ka qenë 2392.

Në vitin 2021, numri i grave që kanë fituar të drejtën e pronës ka qenë 3202 gra, ndërsa numri i  njësive kadastrale që kanë fituar të drejtën Pronësi/Posedim i përbashkët ka qenë 4924.

Në vitin 2022, numri i grave që kanë fituar të drejtën e pronës ka qenë 1915 gra, ndërsa numri i  njësive kadastrale që kanë fituar të drejtën Pronësi/Posedim i përbashkët ka qenë 2837.

Agjencia Kadastrale e Kosovës që nga fillimi i këtij viti deri më 14 qershor 2022 ka pranuar 397 lëndë të aprovuara, 629 certifikata të lëshuara, 121 shitblerje të aprovuara dhe 9 hipoteka të aprovuara, raporton Demokracia.com.

Përcjellja e këtyre statistikave mund të bëhet në kohë reale në linkun e mëposhtëm, ku paraqiten regjistrimet e përditshme nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

http://akk-statistics.rks-gov.net/

Tutje në përgjigjen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës thuhet se numri i pronave të regjistruara në emër të pronarëve, personave juridik është 10,824, ndërsa në përqindje 1.9%, shkruan Demokracia.com.

“Po ashtu, benefitet nga një pronë e regjistruar në kadastër, duhet potencuar se vetëm nga një pronë e regjistruar në kadastër pronari i saj mund të përfitojë, të ngrit sigurinë dhe vlerën e saj, mund ta shfrytëzojë atë në bazë të qëllimeve të tij, si ta lëshojë me qira, ta shesë, ta dhurojë, të marrë kredi bankare përmes hipotekimit e ngjashëm”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme