Kuriozitete
Nga vezët e pjekura me djathë te biskotat, çfarë ha Mbreti Charles gjatë ditës?
Demokracia
17:27 | 25 Nëntor 2022

Share:

Me siguri e keni dëgjuar shprehjen “Unë ha si mbret”, por nuk do të thoshim se dieta aktuale e Mbretit Charles do të ishte përkufizimi i saj. Monarku i ri i Mbretërisë së Bashkuar është një oligark kur bëhet fjalë për zakonet e tij të të ngrënit, për të qëndruar i shëndetshëm, por edhe për të respektuar mjedisin.

Ndryshe nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth, e cila gjithmonë shijonte katër vakte në ditë, por edhe një gotë xhin, djali i saj preferon të hajë dy vakte, një në mëngjes dhe një në mbrëmje, duke anashkaluar drekën.

Në veçanti, monarku 74-vjeçar, i cili është monarku më i vjetër në botë që ka marrë fronin, ka një preferencë për një dietë të bazuar në perime dhe ushqime me bazë bimore, duke u përpjekur të shmangë sa më shumë mishin dhe peshkun.

Siç ka raportuar ish-korrespondenti mbretëror i Telegraph, Gordon Rayner, mbreti e konsideron drekën një luks që nuk i përshtatet orarit të tij kërkues. Në fakt, me rastin e ditëlindjes së 70-të të princit të atëhershëm të Uellsit, Shtëpia e Clarence në Instagram kishte ndarë 70 fakte për Charles, ku njëri prej tyre konfirmoi se ai nuk ha drekë.

Për sa i përket ushqimit të tij të preferuar, ai ndau recetën e tij të preferuar, e cila është vezët e pjekura me djathë. Në fakt, në çdo vakt, shijon një vezë të zier, të cilën preferon ta ziejë për 3-4 minuta dhe zakonisht e kombinon me sallatën e tij.

Në vitin 2021, Mbreti Charles rrëfeu për BBC se prej vitesh ndjek një taktikë specifike, ku dy herë në javë shmang mishin dhe peshkun dhe një ditë në javë nuk konsumon asnjë produkt qumështi.

Sigurisht që nuk do t’u thotë jo biskotave që vijnë me çajin e tij të preferuar Darjeeling, por i do gjithmonë të ngrohta, në një temperaturë të caktuar./abcnews.al

Të ngjashme