Lajme
Nga vetura tentojnë të vrasin prishtinasin me kallash – AK-47
Demokracia
10:00 | 30 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “vrasje në tentativë” në Prishtinë. Një person ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit që është shtënë nga një veturë pa targa.

Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë, përcjell Demokracia.com.

“Prishtinë 29.05.2022 – 02:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar”, thuhet në raportin PK-së.

Më tej thuhet se në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.

Rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme