Lajme
Nga vettingu në furnizimin e WC-ve me peceta higjienike | Albulena Haxhiu publikon fotografi nga tualeti i Ministrisë së Drejtësisë
Demokracia
18:24 | 15 Shkurt 2023

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila erdhi në krye të kësaj ministrie me premtime të mëdha për rregullimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, bërjen e vettingut dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme, ka filluar të merret më çështje shumë minore.

Është shumë e rëndësishme pajisja e tualeteve të grave me peceta higjienike dhe mbajtja e pastërtisë. Këtë askush nuk e konteston. Por, Ministrja e Drejtësisë që synon vetting dhe ka shumë punë për të bërë, të cilat nuk po i bënë, sot ka përfunduar duke i bërë publicitet furnizimit të tualetit të ministrisë me peceta.

“E drejta për tu pajisur me peceta higjenike është elementare për të gjitha gratë. Është nevojë dhe jo lluks. Në Ministrinë e Drejtësisë, pecetat higjenike do të jenë për përdorim falas për të gjitha punëtoret e Ministrisë. Praktika e tillë mbetet e vlefshme dhe e rëndësishme në të gjitha institucionet publike si dhe ato private. Praktikat e tilla duhet të normalizohen duke thyer tabutë që ekzistojnë në shoqërinë tonë.”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme