Sport
Nga Vedat Muriqi te Fitim Kusha e Robert Gjeraj, legjendat e klubit me mesazh për Lirinë në Superligë
Demokracia
21:54 | 17 Maj 2022

Share:

Liria do ta luaj ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, ku të shtunën në Klinë do të përballet me Vushtrrinë.

Do të jetë kjo sfida e parë e barazhit, para përballjes me ekipin e tetë të Superligës.

Për prizrenasit do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme pasi ka vite që nuk kanë qenë pjesë e elitës së futbollit kosovar.

Të gjithë në Prizren janë të entizuazmuar për këtë duel, derisa Liria ka publikuar një video mbështetëse nga futbollistët aktual dhe ish-futbollistët.

Emra si Robert Gjeraj, Fitim Krusha, Granit Begolli, Vedat Muriqi e të tjerë kanë dhënë mesazh mbështetës për Lirinë./Olle

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024