Kuriozitete
Nga transgjinorë në ‘të transabilizuar’, pse shumë njerëz ‘po zgjedhin’ të identifikohen si persona me aftësi të kufizuara
Demokracia
15:22 | 27 Qershor 2023

Share:

Një çështje shqetësuese shoqërore e quajtur “transableism” po tërheq vëmendjen këto ditë. Transableism është një term i ri për t’ju referuar BIID, njohur ndryshe si “Çrregullimi i identitetit të integritetit të irupit”, sipas të cilit një person “identifikohet” si me aftësi të kufizuara. Disa nga këta persona gjymtohen, të tjerë u kërkojnë kirurgëve që t’u presin gjymtyrët ose dëmtojnë palcën kurrizore që të identifikohen vërtetë si persona me aftësi të kufizuara.

Një student i kolegjit të Karolinës së Veriut e quajti transableism-in një “klithmë për vëmendje”. Alme është transgjinore. Ajo tha në programin televiziv të mëngjesit “Mirëmëngjes Norvegji” në 2022-shin se kishte pasur një “dëshirë e përjetshme” të lindte “një grua e paralizuar nga beli e poshtë”. Në një rast edhe më tronditës, një grua 21-vjeçare nga Karolina e Veriut, e cila u identifikua si e verbër, në fakt ndërmori hapa për të dëmtuar shikimin e saj.

Një mjek nga Arizona e quajti transableism-in e sotëm një “çrregullim deluzional”. “Sipas mendimit tim, si personat transgjinorë ashtu edhe personat me aftësi të kufizuara vuajnë nga një çrregullim deluzional,”-tha për Fox News Digital, Jane Orient.

“Betimi i Hipokratit i beton mjekët të mos bëjnë asnjë dëm. Gjymtimi i trupit është një dëm objektiv edhe nëse e bën pacientin subjektivisht të ndihet më mirë. Paaftësia është e përjetshme dhe u imponon barrë të tjerëve dhe as pacientët dhe as mjekët nuk mund të heqin dorë nga përgjegjësia për këtë,”-shtoi ajo.

Dr. Marc Siegel, një profesor klinik në Qendrën Mjekësore NYU Langone në New York City i thanë se shumica e mjekëve do të kryejnë vetëm procedura që ata mendojnë se janë të duhura nga ana mjekësore.

Sipas disave, BIID është rietiketuar si transableism për t’u lidhur me komunitetin e sotëm trans. Siegel iu referua sindromës Munchausen, i cili është një “çrregullim faktik” prej të cilit një person vepron në mënyrë të përsëritur dhe qëllimisht sikur të ketë një sëmundje fizike ose mendore, edhe kur nuk është vërtet i sëmurë.

Të ngjashme