Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka shpërndarë mesazhin kryesor që Ndihmës Sekretares së Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Karen Donfried.
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ka qëndruar për vizitë Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, të cilët u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në të dy takimet Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e bëri të qartë urgjencën e riangazhimit të Kosovës në dialogun me Serbinë, raporton Demokracia.com.
LEXO EDHE:
Kurti i shmanget dialogut me Serbinë, por Donfried ia “përplas në fytyrë” urgjencën e tij
Ndonëse presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me Ndihmës Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e theksoi se kanë biseduar për urgjencën e dialogut me Serbinë, kryeministri Albin Kurti, në konferencë nuk e tha asnjë fjalë të vetme rreth dialogut, por ishte Karen Donfried që ia bëri të qartë këtë Kurtit.
E pikërisht këtë mesazh, sot ia përcolli Kurtit edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila ka publikuar deklaratën e Karen Donfried dhe foto nga takimi me kryeministrin Kurti, raporton më tutje Demokracia.com.
“Status quo-ja është e paqëndrueshme; jo vetëm që pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por është në dobi të Kremlinit. Rusia dëshiron të prishë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që ju dhe fqinjët tuaj nuk mund dhe nuk mund të integroheni në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ai beson se një rajon ballkanik më i fortë, më i begatë dhe elastik demokratikisht është një kërcënim për ndikimin e tij”, deklaroi mbrëmë Donfried.
Pas vizitës që zyrtarët amerikanë e zhvilluan në Kosovë, ata sot do të takohen në Serbi me përfaqësuesit institucional të këtij shteti. /Demokracia.com/