Lajme
Nga sot rruga drejt Pallatit të Drejtësisë do të bllokohet për një muaj, shkak punimet
Demokracia
07:39 | 12 Shtator 2022

Share:

Rruga “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet, e cila çon për te Pallati i Drejtësisë, nga sot do të bllokohet për shkak të punimeve.

Këto punime janë paraparë të fillojnë sot e do të zgjasin një muaj.

“Ju njoftojmë se për shkak të natyrës së punimeve, një segment i rrugës “Nekibe Kelmendi” do të jetë i mbyllur për qarkullim nga data 12.09.2022, deri me datën 12.10.2022”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Në anën tjetër, Gjykata Supreme u ka bërë thirrje stafit të Pallatit të Drejtësisë dhe të gjithë qytetarëve, që të shfrytëzojnë rrugët alternative, deri në përfundim të punimeve.

Të ngjashme