Lajme
Nga sot në Kosovë fillon vaksinimi i kësaj kategorie kundër virusit
Demokracia
08:19 | 08 Korrik 2021

Share:

Personat mbi moshën 40 vjeçare tani mund të caktojnë  termine për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Ndërsa nga sot, fillon edhe vaksinimi i kësaj kategorie, përcjell Demokracia.com.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët se nga dita e sotme, e mërkurë, 7 korrik 2021, për marrje të vaksinës kundër COVID 19, përmes platformës e-Kosova termine mund të caktoj edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç.

Në të njëjtën kohë termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 si:

·         Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);

·         Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;

·         Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

·         Zyrtarët publikë;

·         Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;

·         Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;

·         Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;

·         Zyrtarët doganorë;

·         Gazetarët;

·         Gastronomia-dëshmi kontrata e punës.

Ministria tërheq vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

Vëmendje:

Të gjithë ata qytetar të cilët kanë aplikuar për marrje të vaksinës nga data 29.03.2021 – 15.06.2021 dhe nuk janë kontaktuar, njoftohen se mund ta caktojnë terminin për vaksinim në platformën e-Kosova përmes llogarive të krijuara më pare./Demokracia.com/

Të ngjashme