ShowBiz
Nga Rita Ora, Dua Lipa e deri te Kim Kardashian – paraqitjet më të bukura në Met Gala 2023
Demokracia
11:24 | 02 Maj 2023

Share:

Nata më e madhe e modës nuk zhgënjen kurrë.

Met Gala vazhdon të mbetet një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në botë e cila ndiqet me shumë interes nga miliona njerëz në mbarë globin.

Edhe sivjet yje të shumtë me renome ndërkombëtare u panë të pranishëm në Muzeun Metropolitan të Arteve në New York për eventin Met Gala 2023, tema e të cilit këtë vit ishte “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”.

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2023 (Foto: Lexie Moreland/WWD via Getty Images)

Tematika ishte një dedikim për stilistin e njohur gjerman i cili gjithë jetën ia dedikoi modës dhe në veçanti markës “Chanel”. Ai u nda nga jeta në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare.

E duke qenë se tema e Met Gala 2023 ishte një dedikim për Karlin, pjesa dërrmuese e të ftuarve VIP zgjodhën pamjet bardh e zi, të cilat ishin dy ngjyrat e preferuara të Lagerfeldit.

Shumë prej veshjeve gjithashtu kishin perla, zinxhirë dhe gjerdanë – pasi aksesorët ishin një elemet kyç i stilistit të ndjerë gjerman me famë botërore.

Dua Lipa në Met Gala 2023 (Foto: Jeff Kravitz/FilmMagic)

Pjesë e ngjarjes më të madhe vjetore në industrinë e modës kanë qen edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Kjo e fundit ka pasur një rol shumë të rëndësishëm pasi ka qenë një nga bashkë-nikoqiret e këtij viti.

Të dy artistet me origjinë nga Kosova shkëlqyen me dukjen e tyre në eventin e madh të modës, ku njëra dukej më e bukura se tjetra>

Shije të mirë në tapetin e kuq lanë ehe yjet tjerë me famë ndërkombëtare si këngëtarja Rihanna, motrat Kardashian-Jenner apo edhe modelja Paris Hilton – e cila për herë të parë në jetën e saj mori pjesë në një met Gala.

Telegrafi ju sjell më poshtë disa nga paraqitjet më të bukura sivjet në Met Gala 2023:

Rita Ora

Foto: Theo Wargo/Getty Images for Karl Lagerfeld)

Dua Lipa

Foto: Michael Buckner/Variety via Getty Images

Paris Hilton

Foto: John Shearer/WireImage

Kim Kardashian

Foto: Kevin Mazur/MG23/Getty Images for The Met Museum/Vogue

Jennifer Lopez

Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue

Kylie Jenner

Foto: Taylor Hill/Getty Images

Kendall Jenner

Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue

Maluma

Foto: Mike Coppola/Getty Images

Lil Nas X

Foto: Taylor Hill/Getty Images

Taika Waititi

Foto: Jamie McCarthy/Getty Images

Gigi Hadid

Foto: Christopher Polk/WWD via Getty Images)

Cardi B

Foto: Taylor Hill/Getty Images

Billie Eilish

Foto: ANGELA WEISS/AFP via Getty Images

Jared Leto

Foto: Mike Coppola/Getty Images

Doja Cat

Foto: Michael Buckner/Variety via Getty Images

Irina Shayk

Foto: Lexie Moreland/WWD via Getty Images

Emily Ratajkowski

Foto: John Shearer/WireImage

Pete Davidson

Foto: Christopher Polk/WWD via Getty Images

Michaela Coel

Foto: Getty Images

Naomi Campbell

Foto: Getty Images

Rihanna

Foto: Getty Images

Janelle Monáe

Foto: Getty Images

Gisele Bundchen

Foto: Getty Images

Nicole Kidman

Foto: Getty Images

Phoebe Bridgers

Foto: Getty Images

Bad Bunny

Foto: Getty Images

Të ngjashme