Lajme
Nga Qeveria tregojnë se kur do të hapet aplikimi për 100 eurot e premtuara
Demokracia
16:51 | 19 Prill 2022

Share:

Më 12 prill të këtij viti, Qeveria e Kosovës mori vendim që të bëj ndarjen e nga 100 eurove të punësuarit në sektorit publik, atë privat, studentët, etj.

Sipas këtij vendimi, nga 100 euro të përfitojnë të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat si dhe personat e skemës sociale si ndihmë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Demokracia.com, se janë afër finalizimit të platformës për aplikim të punëtorëve të sektorit privat dhe studentët dhe se me kohë do të dalin me njoftim se kur mund të aplikojnë personat që i përkasin këtyre kategorive.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e punëtorëve të sektorit privat. Shumë shpejt do të dalim me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Ndërkaq jemi duke punuar në platformën për shtesat për studentë. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë”, tregoi Kryeziu për Demokracia.com.

Ky vendim i Qeverisë, do t’i kushtoj buxhetit të vendit rreth 100 milionë euro dhe përfshinë mbi 800 mijë qytetarë. /Demokracia.com/

Të ngjashme