Lajme
‘Nga puna vjen mirëqenia’: Devolli dhe Gjergj Luca bashkohen në detin Jon
Demokracia
13:30 | 16 Tetor 2023

Share:

Dy pronarë biznesesh, Blerim Devolli, pronar i suksesshëm i disa bizneseve në Kosovë, si dhe pronari i disa bizneseve të suksesshme në Shqipëri, Gjergj Luca, janë takuar së fundi për sipërmarrje të përbashkët.

Kështu ka njoftuar vetë biznesmeni Luca, i cili, Devollin e ka cilësuar si njeri të punës dhe investimeve.

Ai ka thënë edhe se, puna i bashkon njerëzit dhe se e njëjta mbjell dashuri dhe se nga ajo vjen mirëqenia.

“Nuk është e vërtetë që Kosova s’ka det. Jam me Blerim Devollin nga Kosova, njeriun e punës dhe investimeve këtu në mes të detit Jon për sipërmarrje të përbashkët. Pavarësisht se politika i ndan vëllezërit, puna i bashkon. I bashkon se nga puna vjen mirëqenia, progresi… nga puna vjen bashkimi. E ndërsa politika grindet e zihet, puna mbjell dashuri”, ka thënë Luca.

Blerim Devolli, pos bizneseve të shumta dhe të suksesshme, më së shumti njihet si pronari i birrës më të vjetër dhe më të mirë kosovare “Birra Peja”.

Ndërsa Gjergj Luca, si Devolli që ka disa biznese, edhe ky njihet më shumë për një në veçanti, e që është “Rozafa Fish”, e që e njëjta është shndërruar në një gjigand europian të industrisë së përpunimit të peshkut në Shqipëri për eksport në Europë.

Të ngjashme