Lajme
Nga presidenca, Vjosa Osmani shpalos jetën private dhe profesionale
Demokracia
13:50 | 30 Janar 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ishte këtë javë protagoniste në rubrikën “50 pyetje”, të emisionit Prive.

Ajo mirëpriti ekipin në presidencë dhe duke u përgjigjur pyetjeve ajo shpalosi shumë gjëra rreth jetës së saj, si nga ajo personale ashtu edhe nga ajo politike, shkruan Demokracia.com

Vjosa thotë se është femër mjaft e guximshme dhe ajo këtë guxim i’a dedikon familjes, popullit të Kosovës dhe të gjitha grave.

Si çdo profesion që ka sfidat e veta, edhe profesioni i Vjosës ka sfida.

Në pyetjen se sa është qejf e sa sfidë të jesh Vjosa Osmani, ajo u përgjigj: “Është sfidë për shkak se secili profesion për gratë në Kosovë është i vështirë për shkak të pengesave që shfaqen gjatë rrugës, por është jashtëzakonisht qejf kur i kalon ato sfida dhe arrin të kesh nderin dhe privilegjin për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës”.

Ajo tha se gjëja e parë që do të bënte ajo është të vinte reforma në sistemin e drejtësisë.

Osmani është një grua që mbështet shumë femrat dhe ka një mesazh për të gjitha nënat shqiptare: “Jemi qenia më e fortë në botë”.

Diçka që të gjithëve na ka rënë në sy është se Vjosa vishet gjithmonë me ngjyrë të zezë dhe kur u pyet pse ajo tha se edhe pse vishet gjithmonë zi e ka jetën plot me ngjyra.

Nëse jeta e Vjosa Osmanit do të ishte këngë ajo do të ishte “Beautiful Noise” nga Alicia Keys, për shkak të refrenit “Ti ke zë”.

Vjosa ka një këshillë për veten e saj dhe ajo është: “Je shumë më e fortë se sa që e mendon”. /Demokracia.com

Të ngjashme