Lajme
Nga Presidenca kërkojnë që BE-ja t’i sanksionojë veprimet e Vuçiqit
Demokracia
17:14 | 01 Gusht 2022

Share:

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka deklaruar sot Bashkimi Evropian duhet t’i sanksionojë veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas zhvillimeve të fundit në veri.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Vladimir Putinit për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës.

“Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për ta destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian. Është koha që BE-ja t’i sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025