Momenti kur kafshoi medaljen e bronztë, ishte një prej momenteve më virale të Lojërave Olimpike që sivjet u mbajtën në Paris.
Sportistja kineze, 18 vjeçarja Zhou Yaqin, mori dhenë kur fitoi medalje të bronztë dhe nuk ishte në dijeni për kafshimin e famshëm që iu bëhet medaljeve.
Në rrjete sociale qarkulloi momenti viral, teksa me modesti dhe pak turp, ajo afroi medaljen te goja, shkruan Indeksonline.
Kësaj radhe, vëmendja rikthehet sërish te ajo, që edhe një herë ka dëshmuar se është person “për toke”.
Pas suksesit në Lojërat Olimpike, gjimnastja u kthye në vendlindje për të vazhduar jetën e saj.
Ajo është bërë përsëri e famshme, kësaj radhe duke punuar rëndom.
Yaqin është parë duke ndihmuar prindërit e saj në restaurantin që posedojnë.
Fluksi i klientëve ka bërë që Yaqin “të harrojë” Parisin dhe suksesin e jahtëzakonshëm, për t’u shërbyer pushuesve.