Auto&Tech
Nga piano në videolojëra, 8-vjeçari lojtari më i ri në botë
Demokracia
17:02 | 02 Mars 2021

Share:

Joseph Deen, tetë-vjeçari nga Kalifornia është lojtari profesionist më i ri i Fortnite.

Joseph Deen është lojtari më i ri pasi ai është vetëm tetë vjeç, i cili ka nënshkruar një kontratë me “Team 33” për t’u bërë një lojtar profesionist.

Ekipi kalifornian e ftoi atë në selinë e tyre, duke i dhuruar nënshkrim kontrate me shpërblim prej 33 mijë dollarësh dhe një kompjuter me sistem më të shpejtë.

Jospeh luan lojën Fortnite që kur ishte katër vjeç dhe ai ndihet shumë i lumtur për ofertën që i’u bë atij.

“U ndjeva shkëlqyeshëm kur mu ofrua të nënshkruaja kontratën, sepse kam menduar shumë që të bëhem një lojtar profesionist, por askush nuk më merrte seriozisht, derisa erdhi Skuadra 33 (Team 33)”, tha Deen në një intervistë për BBC.

Shefi ekzekutiv i “Team 33” tha se kur e panë se sa i mirë ishte ai në lojë, vendosën menjëherë të nënshkruanin me të.

Joseph kishte luajtur dhe në piano dhe thotë se kjo i kishte ndihmuar shumë për performancën e tij të mirë në lojë.

“Piano më ka ndihmuar shumë që të përdorë tastierën dhe mausin”, tha Joseph.

Për shkak të moshës që ka ai nuk lejohet të marrë pjesë në turnet e Fortnite ku çmimet kryesore janë shuma me para, pasi vetëm personat mbi moshën 13-vjeçare mund të garojnë, ndërsa ai mund të marrë pjesë në turne ku nuk shpërblehesh me para.

Për sa tregojnë të dhënat publike, Joseph është lojtari i dytë më i ri në internet.

Sipas Librit të Rekordeve Guinness, Amerikani Victor De Leon III, i njohur në internet si “Lil Poison”, u bë lojtari më i ri i nënshkruar i videolojërave në moshën shtatë-vjeçare në 2005. /Demokracia.com/

Të ngjashme