ShowBiz
Nga “Përputhen” në gjykatë| Dënohet me 6 muaj burg Arjon Luli pas konfliktit
Demokracia
16:38 | 31 Janar 2023

Share:

Një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Arjon Luli, që u përjashtua nga emisioni për shkak se postoi në rrjetet sociale një fotografi me Ana Lleshin, teksa kjo e fundit ishte në gjumë, është dënuar me 6 muaj burg.

Ky vendim është marrë nga Gjykata e Tiranës pasi Ana bëri një padi kundër Arjonit, i cili dukej se nuk ishte aspak i shqetësuar për veprimin që kishte bërë. E dëmtuara ka pretenduar se është shantazhuar nga Luli përmes një fotoje që ai ia kishte bërë asaj në banesën e tij, teksa ajo flinte gjumë.

Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin e bërë më datën 8 dhjetor të vitit 2020, Diana Lleshi ka kallëzuar se është njohur më Arjonin gjatë një emisioni dashurie., teksa deklaron më tej se një natë Arjoni ishte ndjerë pa qef dhe ka telefonuar Dianën, duke i kërkuar ndihmë për të ia sjelle disa ilaçe në banesë.

Por sipas deklarimeve duke qenë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto. Këtë imazh Arjoni e ka përdorur në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës që nëse nuk vepron siç do ai, atëherë fotoja do të publikohej.

Gjatë deklarimeve të dhëna pas denoncimit, Diana Lleshi ka pretenduar se për një periudhë kohe gjatë pjesëmarrjes në emision, nuk kishte vendosur ta zgjidhte Arjonin në takime, çka e ka nervozuar këtë të fundit.

Denoncuesja ka shpjeguar se edhe pse Arjoni e kërcënonte shpesh, ajo nuk i ka bërë kallëzim pasi e preferonte, por pas publikimit të fotos e ajo i është drejtuar policisë, pasi për një periudhë 7 mujore është ndjerë e shantazhuar dhe e kërcënua dhe për më tepër është përjashtuar nga emisioni.

Më tej Diana Lleshi shton se prej postimit të fotos ka marrë mjekime me psikolog e po ashtu ka mbyllur edhe biznesin e saj. Dënimin me 6 muaj burg Arjon Luli e ka apeluar në gjykatën e Apelit, ku kërkon pafajësi.

Të ngjashme