Rishi Sunak, kryeministri i ri i Britanisë me origjinë indiane është përballur me polemika të shumta gjatë marrjes së postit. Njëra prej tyre lidhet me gruan e tij Akshata Murthy, e cila u martua me Rishi Sunak në vitin 2009.
Këtu janë 8 informacionet lidhur me Zonjën e Parë të Britanisë:
Akshata Murthy u takua me Rishi Sunak ndërsa ata studionin së bashku në Universitetin Stanford.
42-vjeçarja është vajza e themelueses së Infosys, Narayana Murthy.
Me gruan e tij, Akshata Murthy, Rishi Sunak ka një pasuri të kombinuar prej 730 milionë paund.
Pasuria neto individuale e Akshata raportohet të jetë 500 milionë dollarë.
Çifti zotëron ‘të paktën katër prona’, duke përfshirë një shtëpi prej 7 milionë dollarësh në Kensington.
Akshata Murthy ishte në qendër të polemikave, kur u zbulua se ajo nuk e kishte vendbanimin të rregjistruar në MB, për shkak të të cilit mund të shmangë disa taksa.
“Akshata Murthy është një shtetase e Indisë, vendi i lindjes së saj dhe shtëpia e prindërve”, sqaroi më pas zëdhënësi i saj.
Vlerësohet se për shkak të vendbanimit të saj, Akshata Murthy mund të jetë në gjendje të kursejë 20 milionë dollarë. /abcnews.al